Vazhdojnë telashet te Real Madridi, lëndohet Kylian Mbappe
Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Kylian Mbappe.
Franceiz ka dëmtuar kofshën e këmbës së majtë, ndërsa do t’i duhen së paku 10 ditë për t’u shëruar kësisoj është e paraparë të mungojë në vikend.
“Pas testeve të bëra në lojtarin tonë Kylian Mbappe nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim në kofshën e majtë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Parte médico de Mbappé.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 12, 2024
Mbappe u lëndua në fitoren e vështirë të Realit në udhëtim te Atalanta në mesjavë, ku si pasojë edhe u zëvendësua në pjesën e parë sidoqoftë Carlo Ancelotti deklaroi se nuk është serioze.
Kësisoj, francezi pritet t’i jepet pushim në përballjen ndaj Vallecanos me shpresën që të jetë gati pastaj për ndeshjet e radhës.
Këtë sezon, madrilenët kanë pasur probleme të vazhdueshme me lëndime – ku në shumë përballje iu kanë munguar yjet kyç.
Ndeshja mes Vallecanos e Realit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.