Vazhdojnë telashet për Arsenalin, Jesus humb sezonin?
Sulmuesi i Arsenalit Gabriel Jesus dyshohet se e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, ngase ka frikë se ka këputur ligamentin kryesor të gjurit.
Braziliani u largua nga fusha në pjesën e parë në përballjen ndaj Man Unitedit, sfidë që Arsenali e humbi në penallti.
Arteta në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj rivalit lokal Tottenham konfirmoi se ky lëndim është mjaftë serioz.
“Tani dimë më shumë. Nuk duket mirë. Duhet ta shikojmë me një specialist tjetër dhe të kemi informata më të mira”.
“Nuk dua të konfirmoj asgjë derisa të shohim raportin final këtë mesditë. Ishim të shqetësuar pas ndeshjes dhe vazhdojmë të jemi sonte”, deklaroi ai.
Jesus sapo kishte nisur të rigjente formën, duke shënuar dy gola ndaj Crystal Palace në dhjetor dhe pastaj realizoi një tjetër kundër Brentfordit.
Ai gjithashtu realizoi het-trik kundër Palace në çerekfinalen e EFL Cup muajin e kaluar. Jesus iu bashkua Arsenalit në vitin 2022, pasi fitoi katër tituj me Manchester Cityn.
Arsenali ndoshta do të kërkojë një sulmues të ri në janar, por sipas trajnerit nuk është vetëm periudha e vetme ku iu duhet të investojnë.