Vazhdojnë negociatat për rikthimin, AC Milan takohet me Ibrahimovicin - NACIONALE

Vazhdojnë negociatat për rikthimin, AC Milan takohet me Ibrahimovicin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i AC Milanit Gerry Cardinale është takuar me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic duke diskutuar mundësinë e rikthimit të suedezit në klub.

Suedezi “vari këpucët” në fundin e sezonit mirëpo ka marrë shumë thirrje për t’u kthyer në klub, pasi e shohin si ideali për ta inspiruar dhe mbështetur skuadrën.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit të parë, Ibrahimovic ishte figura kryesore në dhomën e zhveshjes.

Milan e nisi shumë mirë sezonin por pas pushimit të muajit tetor kanë kaluar një periudhë të dobët duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshje të ligës, kundër Juventusit, Napolit dhe Udineses.

Siç raporton “Calciomercato” Cardinale është takuar me Ibran këtë mëngjes që t’i avancojë bisedimet për rikthimin e mundshëm.

Ish sulmuesi gjithashtu pritet të jetë i pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që është “jetike” për “Rossonerët” përballë PSG-së.

41-vjeçari ende s’ka pranuar të rikthehet pasi dëshiron t’i qartësohet pozita dhe përgjegjësitë brenda klubit. Ai nuk preferon të jetë thjesht me pozitë dhe ka kërkuar një rol aktiv.

Milan beson se Ibra është i duhuri për ta ndihmuar stafin pasi do t’i jepte mbështetje lojtarëve, andaj edhe negociatat po vazhdojnë me shpresën që të arrihet marrëveshja brenda këtij viti.

Lajme të ngjashme