“Vazhdojmë me fitore” – Ronaldo inkurajon bashkëlojtarët pas fitores së djeshme dhe arritjes së një rekordi tjetër personal
Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër moment historik personal. Pasi u largua nga futbolli evropian si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, tash te Al Nassr ai ka gjetur golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve AFC, me skuadrën e tij që doli fituese nga takimi, duke mposhtur Istiklolin me rezultat 3:1.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte në aksion kontinental me Al Nassr të hënën teksa ata përballeshin me klubin nga Taxhikistani, Istiklol. Ronaldo ndihmoi në ndryshimin e rrjedhës së takimit, pasi skuadra e tij po humbiste 1:0 gjatë pjesës së parë. 38-vjeçari në minutën e 66-të barazoi me një gol të bukur për 1:1.
Ronaldo tani ka shënuar 17 gola në vetëm 16 paraqitje në sezonin 2023-24. Sulmuesi me ‘formë të përjetshme’ nuk po tregon asnjë shenjë të ngadalësimit në moshën 38-vjeçare dhe mbetet i vendosur si kurrë më parë për të fituar më shumë trofe.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Ai tani është në garë në Ligën e Kampionëve AFC, pasi një tjetër hyrje i shtohet librit të tij të jashtëzakonshëm të rekordeve dhe bëmat e tij vazhdojnë të frymëzojnë një skuadër si Al Nassr që ka marr gjashtë fitore të njëpasnjëshme në të gjitha garat. Ronaldo ka postuar në rrjetet sociale: “Lojë e mirë nga të gjithë në ekip! I lumtur që shënova golin tim të parë të #ACL Champions League! Ne vazhdojmë të fitojmë!”
Ronaldo tashmë e ka përmirësuar rrugëtimin drejt golit nga sezoni i kaluar – kur e gjeti objektivin në 14 raste – dhe po i afrohet një pozicioni në top pesëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Al Nassr, pavarësisht se ka qenë në listën e tyre për më pak se 12 muaj.