VAR-i bëri 6 gabime në Premierligë sivjet, në mesin e tyre goli i anuluar i Arsenalit kundër Man Unitedit
Gjyqtarët e Premierligës morën gjashtë vendime të pasakta në VAR gjatë pjesës së parë të sezonit para pushimit për Kupën e Botës, ku sipas burimeve të ESPN, përfshihet edhe goli i Arsenalit ndaj Manchester United.
Një panel i pavarur, i përbërë nga tre ish-lojtarë dhe një përfaqësues për Premierligë dhe PGMOL, vlerëson të gjitha incidentet kryesore të ndeshjeve gjatë një fundjave dhe raporton përsëri te klubet të enjten duke treguar se ku janë bërë gabime.
Howard Webb tani ka marrë detyrën si shefi i arbitrave të PGMOL, i ngarkuar me përmirësimin e standardeve të gjyqtarit si në fushë ashtu edhe në dhomën e VAR.
Webb do të jetë i etur të zvogëlojë numrin e gabimeve që bëhen në dhomën e VAR, me panelin që raporton se gjashtë nga 48 vendimet këtë sezon janë të pasakta.
“ESPN” raporton se lista e gabimeve përfshin golin që Gabriel Martinelli mendoi se shënoi për të vënë Arsenalin në epërsi në minutën e 12-të në “Old Trafford”, kur ndeshja ishte pa gola.
Mirëpo VAR këshilloi gjyqtarin Paul Tierney se goli duhet të anulohet për një faull nga Martin Odegaard ndaj Christian Eriksen. United e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1.
Gjithashtu mes gabimeve përfshihet edhe vendimi për të anuluar golin e barazimit të Maxwel Cornet për West Ham United në Chelsea për një faull në ngritje nga Jarrod Bowen ndaj Edouard Mendy, dhe një autogol nga Tyrick Mitchell i Crystal Palace në Newcastle United.
Penalltia e dhënë për Brentford në Nottingham Forest, kur VAR gjykoi se portieri Dean Henderson kishte rrëzuar Yoane Wissa për një penallti, ishte gjithashtu i gabuar.
Ka pasur edhe disa ndërhyrje të tjera të humbura, ku dy golat e West Ham duhet të anuloheshin për lojë me dorë në një fitore 3-1 në shtëpi ndaj Fulham.
Gjashtë gabimet e VAR-it në Premierligë këtë edicion
Crystal Palace 3-1 Aston Villa
Penalltia e pranuar (e shënuar nga Wilfried Zaha) për lojë me dorë nga Lucas Digne, minuta e 55-të
Chelsea 2-1 West Ham
Goli i Maxwel Cornet u anulua për një faull nga Jarrod Bowen ndaj Edouard Mendy, minuta e 90-të
Newcastle 0-0 Crystal Palace
Autogoli i Tyrick Mitchell u përjashtua për një faull nga Joe Willock ndaj Vicente Guaita, minuta e 51-të
Man United 3-1 Arsenal
Goli i Gabriel Martinelli u anulua për një faull nga Martin Odegaard ndaj Christian Eriksen, minuta e 12-të
Fulham 3-0 Aston Villa
Douglas Luiz u përjashtua nga loja për sjellje të dhunshme ndaj Aleksandar Mitrovicit, në minutën e 61-të
Nottingham Forest 1-3 Brentford
Penallti që u pranua (e shënuar nga Bryan Mbeumo) për një faull nga Dean Henderson ndaj Yoane Wissa, minuta e 44-të
Ende nuk është marrë një vendim për VAR-in gjysmë të automatizuar për ta futur në sezonin e ardhshëm, siç përdoret nga FIFA në Kupën e Botës dhe UEFA në Ligën e Kampionëve.