Van Nistelrooy drejt largimit, Ruben Amorim s’e do në ekip - NACIONALE

Van Nistelrooy drejt largimit, Ruben Amorim s’e do në ekip

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i ri i Manchester Unitedit Ruben Amorim ka vendosur të mos e mbajë legjendën Ruud van Nistelrooy si pjesë të stafit, andaj holandezi do të largohet.

Van Nistelrooy ishte në krye të Unitedit që katër ndeshje, ku regjistroi tre fitore dhe një barazim, ndërsa ishte i gatshëm edhe të qëndronte si pjesë e stafit të Amorim.

Megjithatë, Amorim ka vendosur të mos e mbajë fare Van Nistelrooy në skuadër shkaku që dëshiron të punojë me stafin që ka pasur te Sporting CP.

I pyetur nga “The Athletic”, Amorim tha: “Legjendë e klubit. Bëri punë të shkëlqyer, më duhet të flasë me të nesër. Do të provoj t’i shpjegoj gjithçka. Jam shumë i qartë dhe të shohim nesër”.

Van Nistelrooy kësisoj do t’i ndërprehet kontrata dhe do të jetë agjent i lirë për skuadrat e tjera të interesuara.

Ai dikur ishte pjesë e PSV Eindhoven ndërsa në verë iu bashkua Unitedit edhe pse negocio deri vonë me Burnley.

Holandezi është edhe legjendë te Unitedi ku ka shënuar 150 gola në 219 ndeshje mes viteve 2001-2006.

Lajme të ngjashme