Van Dijk: Vendimi i Klopp mund ta motivojë Liverpoolin në 'gjuetinë' për trofe - NACIONALE

Van Dijk: Vendimi i Klopp mund ta motivojë Liverpoolin në 'gjuetinë' për trofe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njoftimi befasues i Jurgen Klopp se ky do të jetë sezoni i fundit si trajner i Liverpoolit, ishte i vështirë për t'u pranuar nga lojtarët, por Virgil van Dijk thotë se kjo mund t'i nxisë ata që të luftojnë për trofe, në pjesën e mbetur të sezonit.

Klopp ka qenë në krye në Anfield që nga viti 2015 dhe udhëhoqi Liverpoolin drejt triumfit të tyre të parë në ligë në 30 vjet, kur ata mundën Manchester Cityn për titull në 2020.

“Është e vështirë për t'u pranuar një njoftim i tillë, sepse menaxheri do të thotë shumë për ne, për mua, për klubin, për të gjithë Premierligën mendoj”, tha Van Dijk për faqen e zyrtare të Liverpoolit.

"Por ai e mori vendimin për të dhe familjen e tij. Gjithmonë do të ishte një vendim i vështirë dhe padyshim që ishte rasti."

Klopp tha se pavarësisht vendimit të tij për fundin e sezonit, ai do të jetë duke bërë punën e tij në kërkim të trofeve, pasi është në garë në katër fronte me Liverpoolin.

“Ne kemi ende shumë objektiva për të arritur këtë vit dhe pse jo ta përfundojmë sezonin në një nivel të lartë dhe së bashku me festime edhe për shefin”, tha Van Dijk.

Van Dijk is Liverpool's rock in Klopp's shift from cavaliers to roundheads | Liverpool | The Guardian

"Sigurisht që ky është masiv, është një lajm masiv në futboll... Ndoshta do të na japë një shtysë shtesë për të arritur deri te trofetë ose ndoshta do ta shijojmë pak më shumë së bashku dhe për të bërë pjesën e fundit të sezonit nga koha e mbetur e trajnerit në klub, si kohën më të mirë që ai ka kaluar ndonjëherë”.

Si kapiten, Van Dijk do të kërkojë të sigurojë që skuadra të qëndrojë e fokusuar në sezonin e tyre mbresëlënës.

"Për mua personalisht, mendësia ime është të sigurohem që qëllimet tona që kemi dhe objektivat tona që po përpiqemi të arrijmë të mos prishen nga lajmet," tha mbrojtësi holandez.

"Kjo është ajo që dëshiron edhe trajneri. Ne duam të arrijmë shumë gjëra dhe të vazhdojmë me formën që kemi, me mënyrën se si po luajmë, me lojtarët që po bëjnë shumë mirë dhe të ruajmë këtë besim."

Liverpooli pret Norwich Cityn në raundin e katërt të Kupës FA të dielën përpara se të mirëpresë Chelsean të mërkurën në Premierligë, duke i lënë pak kohë për t'u ndalur në lajmet e Klopp.

"Ne jemi gati për Kupën FA këtë fundjavë dhe do të jetë një përballje vështirë. Le të dalim atje dhe t'i shijojmë të gjitha. Le ta bëjmë pjesën tjetër të sezonit një të veçantë në mënyrë që ai të ketë lamtumirën që meriton patjetër”.

Lajme të ngjashme