Van Dijk për të ardhmen: Asgjë s’ka ndryshuar, ende nuk kam marrë ofertë për rinovim
Mbrojtësi i Liverpoolit Virgil van Dijk thotë se nuk i është ofruar ende ndonjë kontratë e re nga klubi, por insiston se po pret që ta mirëpret trajnerin Arne Slot në “Anfield” sezonin tjetër.
Holandezi ishte ndër lojtarët që më emocionues në lamtumirën që Jurgen Klopp e dha pas plot nëntë viteve si trajner.
Sidoqoftë, Van Djik tregoi se ende nuk ka asnjë lëvizje lidhur me të ardhmen por që ka kohë në muajt në vijim.
“E ardhmja ime nuk është e rëndësishme për momentin. Për momentin s’ka asgjë për mua që të them”.
“Asgjë s’ka ndryshuar dhe nuk kam në tavolinë gjithashtu. Nuk ka asnjë ndryshim për momentin”.
“E vetmja gjë që mund të them tani është nëse kam një lamtumirë, nuk mendoj se do ta mbaja të thatë [jo të qaja] sepse ishte diçka me të cilën u befasova shumë me të [Klopp]”.
Liverpool ka arritur marrëveshje me tranjerin e Feyenoordit Slot për të zëvendësuar Klopp, me këtë të fundit i cili e këndoi emrin e pasuesit në lamtumirën e tij në “Anfield”.
I pyetur për trajnerin e ri, Van Dijk shtoi: “Jam shumë kurioz dhe kam shumë pyetje gjatë tërë kohës”.
“Do të shohim, Premierliga si dhe Liverpooli është diçka ndryshe, por do të jemi këtu për të. Do të jem këtu për çfarë do që ka nevojë”.
“Duhet të jemi së bashku dhe t’i japim shansin që ta dëshmojë se ka kapacitetin për të qenë trajneri i radhës”.
“Ai ndoshta di gjithçka, por të gjithë e dinë se pritjet tona janë të mëdha dhe duhet menaxhuar në aspektin e duhur për të marrë maksimumin nga lojtarët. Fillon me një pushim të mirë, e pastaj e nisim sërish”.