Van Dijk i paralajmëron bashkëlojtarët se çfarë mund të ndikojë në titullin e Premierligës
Mbrojtësi Virgil van Dijk i ka paralajmëruar bashkëlojtarët se lëndimet dhe suspendimet mund të jenë vendimtare në kohën kur të vendoset titulli i Premierligës.
“Reds” janë aktualisht lider në kampionatin anglez, dy pikë mbi Chelsean megjithatë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Van Dijk e ka pranuar se këto periudha mund të jenë shumë të gjata kur të vendoset për titullin e Premierligës, prandaj asgjë s’është e kryer.
“Të shohim çfarë ndodhë të mërkurën. Lëndimet duhet t’i pranojmë dhe merremi me to fatkeqësisht, por shpresoj se gjërat do të ndryshojnë dhe lojtarët të rikthehen në formën më të mirë”.
“Është përmendur shumë herë, lëndimet po shtohen dhe mund ta shihni në shumë klube, si dhe numrin e lojëve që zhvillojmë. Kur lëndimet ndodhin, kjo e ndryshon edhe kualitetin e lojës”.
“Çfarë City ka kaluar me lëndime dhe ndeshje jokonsistente, ngritje dhe zbritje, kemi qenë edhe aty dhe nuk vend i lehtë për të qenë. Nuk dua të flas për ta sepse nuk fokusohem te ata, por e di sa e vështirë është dhe shpresoj që të mos na ndodhë neve, mirëpo ne kemi gjithashtu lëndime”.
“Kjo është shkaku i ndeshjeve të shumta, nuk e dini por luan rol të madh në trupin tënd, sepse jo vetëm kur luan, por udhëton në tërë botën, nuk është vetëm futbolli që merremi me tërë sezonin”.
Liverpooli e ka të pazhvilluar derbin me Evertonin, që ishte shtyrë shkaku i reshjeve të mëdha.