Van Dijk e pranon: Nuk isha as afër nivelit të Salibas në moshën e tij - NACIONALE

Van Dijk e pranon: Nuk isha as afër nivelit të Salibas në moshën e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Virgil van Dijk e ka lavdëruar mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, duke thënë se nuk ishte as afër nivelit të francezit në moshën e njëjtë.

Saliba shpesh është etiketuar nga tifozët e Arsenalit si qendërmbrojtësi më i mirë në Premierligë, pavarësisht se është vetëm 23 vjeç. Stili i lojës dhe statura e francezit është krahasuar me atë të kapitenit të Liverpool, Van Dijk, dhe holandezi ka folur tani për cilësitë e yllit të Topçinjve.

Arsenal - Olympique Lyonnais - Miqësore para Sezonit

Kur u pyet për qendërmbrojtësit që i bëjnë përshtypje në podkastin e Rio Ferdinand Presents, Van Dijk tha: "Natyrisht, Saliba po bën hapa shumë të mirë për momentin. Ai është i pari që kam në mendje tani. Ai është i fortë. N lojën me këmbë, ai po bën një punë të mirë. Unë mendoj se, nëse jam i sinqertë, kur isha në atë moshë, nuk isha askund aty ku ai është momentalisht. Natyrisht, kjo është edhe bukuria e futbollit, më pëlqen të shikoj mbrojtësit të tjerë dhe të marr shumë gjëra prej tyre. Ka kaq shumë lojtarë të mirë me topin në këmbë që janë qendërmbrojtës kur shikon ndeshjent. Unë padyshim që shikoj ndeshje, veçanërisht në nivelin më të lartë, gjithmonë mund të mësosh gjëra të reja. Por unë gjithashtu kam parasysh që skuadrat po mbrohen në një mënyrë të ndryshme nga ajo që mbrohemi ne, kështu që duhet ta keni parasysh edhe këtë. Unë mendoj, veçanërisht në posedimin e topit, mënyrën se si pozicionoheni, sepse padyshim që ne jemi një ekip që e mbajmë shumë topin. Unë luaj në anën e majtë të qendrës së mbrojtjes me këmbën e djathtë për shumë vite. Ndonjëherë është mirë të shikosh pozicionimin e të tjerëve dhe çfarë ata bëjnë. Mendoj se në çdo moshë ju mund të vazhdoni të mësoni, dhe unë mund ta bëjë këtë akoma."

FBL-BALLON D' OR-2019-ÇMIMI

Në moshën siç është Saliba për momentin, Van Dijk, ishte në Celtic pak para se të transferohej te Southampton në vitin 2016. Në vitin 2018, holandezi më pas bëri një transferim të madh prej 75 milionë funtesh në Anfield. Ai tani po shkon drejt fundit të karrierës së tij dhe do të konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në historinë e Premierligës, pasi i ka udhëhequr të kuqtë drejt një titulli në 2020 dhe Ligës së Kampionëve një vit më parë në 2019, ku ishte shumë afër të fitonte Topin e Artë, por humbi nga Lionel Messi.

Forma e dy qendërmbrojtësve do të jetë vendimtare për Liverpoolin dhe Arsenalin, pasi të dy palët luftojnë për titullin e Premierligës. Van Dijk do të jetë në fushë kur Reds të përballen me Brighton të shtunën, ndërsa Topçinjtë e Saliba udhëtojnë në Newcastle.

Lajme të ngjashme