Van Der Vaart: Liverpooli është mediokër, Henderson, Gomez e Milner janë lojtarë të zakonshëm - NACIONALE

Van Der Vaart: Liverpooli është mediokër, Henderson, Gomez e Milner janë lojtarë të zakonshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rafael van der Vaart e ka luajtur Liverpoolin ekip mediokër para përballjes me Ajaxin në Ligën e Kampionëve dhe mendon se klubi anglez është tejet i mbivlerësuar.

Ish-mesfushori i Ajaxit dhe Holandës thotë se Liverpooli është mediokër me lojtarë të zakonshëm.

Van der Vaart beson se tifozët e futbollit janë “verbuar” sepse nuk e shohin dot sa skuadër e zakonshme është kjo tani e të kuqve, megjithëse Jurgen Klopp e udhëhoqi atë drejt tri finaleve në Ligën e Kampionëve në pesë sezonet e fundit.

Duke folur për programin holandez Rondo, ish-mesfushori holandez i goditi në veçanti mesfushorët Jordan Henderson dhe James Milner.

“Mendoj se jeni bërë paksa të verbër. Ne papritmas mendojmë se Jordan Henderson është lojtar i çmendur. Por ai është lojtar shumë i zakonshëm”

“James Milner është po ashtu lojtar i zakonshëm. Joe Gomez është po ashtu lojtar shumë i zakonshëm”, nënvizoi ai.

Por Van der Vaart pati fjalë të mëdha për bashkatdhetarin e vet të Liverpoolit, Virgil van Dajk, duke e kursyer për dështimet e skuadrës.

“Virgil van Dijk është top, mbrojtësit anësorë janë po ashtu të mirë. Por nëse gjërat nuk shkojnë mirë dhe sulmuesit nuk e kanë ditën e vet, atëherë mendoj se ky është një ekip mediokër”.

Që prej fitores së paparë 9:0 kundër Bournemouth në gusht, Liverpooli ka hasur në vështirësi serioze për të shënuar gola dhe për të fituar ndeshje.

Që prej atëherë, të kuqtë i kanë shënuar vetëm gjashtë gola në pesë ndeshje në Premierligë.

Ndeshja me Ajaxit do të jetë vendimtare për Liverpoolin, megjithëse është vetëm e dyta në grup në Ligën e Kampionëve, pas humbjes tronditëse 4:1 kundër Napolit në ndeshjen hapëse.

Sulmuesi kryesor i të kuqve, Mohamed Salah, është në krizë të shënimit të golave, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ku ka dështuar ta gjejë rrjetën e portës në shtatë ndeshjet e fundit.

Por Van der Vaart beson se nëse Salah e ka ditën, atëherë Ajaxi nuk do të dalë me fitore nga Anfield.

“Gjëja e vetme që ia kam frikën është nëse Mohamed Salah dhe Luis Diaz e kanë ditën e tyre. Nëse po, atëherë Ajaxi nuk do të fitojë kurrë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme