Valverde për turpërimin në “El Clasico”: Nuk ishte e tëra lojë e keqe nga Reali, Barcelona luajti mirë - NACIONALE

Valverde për turpërimin në “El Clasico”: Nuk ishte e tëra lojë e keqe nga Reali, Barcelona luajti mirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Federico Valverde beson se Barcelona luajti mirë në fitoren 4:0 ndaj Real Madridit dhe që e tëra nuk ishte lojë e keqe nga madrilenët.

“Los Blancos” këtë muaj bënë paraqitje të tmerrshme duke humbur fillimisht 0:4 nga Barcelona, e pastaj pësuan disfatë 1:3 ndaj AC Milanit.

Valverde së fundmi është pyetur për këtë humbje turpëruese, ku tha se urimet shkojnë te katalunasit, të cilët ishin shumë më të mirë.

“0:4 në Bernabeu ndaj Barcelonës? Urime për ta. Barcelona zhvilloi një top lojë”.

Më dhemb shumë dhe është shumë zemëruese që nuk morëm tre pikët në shtëpinë tonë”.

Duhet ta pranosh gjithashtu kur një skuadër luan më mirë se tjetra dhe mendoj se Barcelona zhvilloi lojë fantastike. Nuk ishte e tëra lojë e keqe nga Madridi, por Barcelona zhvilloi lojë të mirë në përgjithësi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Reali u këndell në ndeshjen e fundit para pushimit ndërkombëtar, duke triumfuar bindshëm ndaj Osasunas, dhe tani janë gjashtë pikë prapa Barcelonës, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Madrilenët rikthehen në aksion të dielën e ardhshme si mysafir i Leganes me fillim nga ora 18:30.

Lajme të ngjashme