Valon Berisha: Franco Foda ideal për ne, na përshtatet kjo mënyrë e lojës - NACIONALE

Valon Berisha: Franco Foda ideal për ne, na përshtatet kjo mënyrë e lojës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Valon Berisha thotë se përzgjedhësi Franco Foda është ideali për kombëtaren e Kosovës dhe që mënyra e lojës i përshtatet më së miri “Dardanëve”.

Kosova i zhvilloi dy ndeshje nën urdhrat e Fodas, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Armenisë e pastaj pësuam humbje 2:0 në udhëtim te Hungaria.

Për mediumin “kleinezeitung.at”, Berisha është ndarë i lumtur me punën që ka bërë Foda në ndeshjet miqësore të muajit mars.

“Kishim dy lojë të mira. Armenia është kundërshtar i mirë dhe pastaj luajti 1:1 ndaj Republikës Çeke. Luajtëm ndaj Hungarisë shkëlqyeshëm për 60 minuta dhe fatkeqësisht humbëm”.

“Na duhet një lëvizje, energji dhe ide e re. Ai (Foda) i ka sjellë të gjitha. Na ka impresionuar gjatë grumbullimit të parë”.

I pyetur për sistemin që dëshiron ta sheh Foda, Berisha shpjegoi se lojtarëve iu është kërkuar të luajnë futboll ofansiv dhe që i përshtatet më së miri lojtarëve të Kosovës.

“Dëshiron që të luajmë futboll sulmues me intensitet, të fitojmë topin dhe menjëherë të provojmë shumë goditje drejt portës. Pastaj është mentaliteti gjerman. Kjo është komplet ndryshe nga dy trajnerët e kaluar”.

“Idetë e Fodas përshtatet shumë mirë sepse kemi disa lojtarë shumë të shpejtë dhe mund të jenë perfekt në këto momente trancazioni”.

“Foda duhet të gjej se cilët lojtarë mund ta ndihmojnë dhe ku përshtatet sistemi i tij në mënyrën më të mirë”.

Lajme të ngjashme