Valon Behrami: U befasova që Graniti humbi qetësinë kundër Danimarkës - NACIONALE

Valon Behrami: U befasova që Graniti humbi qetësinë kundër Danimarkës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish mesfushori Valon Behrami thotë që u befasua si Granit Xhaka humbi qetësinë ndaj Danimarkës, ku si pasojë edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Zvicra pësoi humbje 2:0 në udhëtim te Danimarka në sfidën hapëse për Ligën e Kombeve, ku Xhaka u ndëshkua me karton të kuq.

Behrami për “20min.ch” ka komentuar kartonin e kuq të Xhakës, ku thotë se është befasuar si shqiptarin e lëshuan nervat, meqenëse është qetësuar shumë këta muajt e fundit.

“Ndodhi çka ndodhi. Skuadrën dhe Granit Xhakën e lëshuan nervat. E kuptoj më shumë se të gjithë të tjerët sepse edhe unë isha gjaknxehtë. Është thuajse e pamundur për të qëndruar i qetë në ato momente, sidomos kur ke ndjenjën se loja është kundër teje, jo vetëm kundërshtarët por edhe vendimet e gjyqtarit”.

“Graniti është treguar i matur në muajt dhe vitet e fundit, në kombëtare dhe te Leverkuseni. Isha i befasuar që e humbi qetësinë në atë moment, gjithashtu sepse e kisha ndjenjën që e kishte kaluar këtë fazë”.

“Por, edhe liderët kanë momente që s’janë perfekt. Futbolli është test konstant dhe Graniti do të mësojë gjithashtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Zvicra të dielën do të përballet me Spanjën.

Lajme të ngjashme