Valiev stoliset me të bronztë, Shqipëria e fiton medaljen e parë olimpike falë mundësit rus
Shqipëria ka arritur deri te medalja e parë olimpike në historinë e saj. Kjo erdhi falë mundësit rus, Chermen Valiev, i cili u stolis me medalje të bronztë, pasi fitoi në repesazh në kategorinë deri në 74 kilogram në stilin e lirë.
Valiev e filloi garën dje, ku fitoi përballjen e parë, për të kaluar në çerekfinale.
Në 1/4 pësoi humbje, por fitoi të drejtën për të garuar në repesazh.
Në repesazh, rusi që përfaqëson Shqipërinë, e fitoi sfidën e parë dhe arriti në finale.
Në finalen e repesazhit u takua me Viktor Rassadin, të cilin e dominoi gjatë tërë takimit, për ta fituar luftën në fund me rezultat 6:2.
Shqipëria tani ka medaljen e parë olimpike në histori të saj.
Nesër Islam Dudaev do ta ketë mundësinë që të shtojë numrin e medaljeve për Shqipërinë, pasi garon në repesazh.