Vaki kosovare: KB Prizreni shkarkon trajnerin vetëm katër ditë pasi e punësoi
Klubi basketbollistik Prizreni ka marrë një vendim “qesharak” duke shkarkuar trajnerin maqedonas Igor Mihajlovski vetëm katër ditë pasi e punësoi.
Prizreni ia besoi detyrën Mihajlovskit vetëm katër ditë më parë, por pas humbjes në debutim nga Bashkimi gjërat duket se kanë ndryshuar.
Edhe më qesharak është arsyetimi në rrjetin social “Facebook”, ku Prizreni shkruan se trajneri s’e bindi menaxhmentin e klubit andaj edhe u shkarkua.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“NDAJM RRUGËT ME TRAJNERIN MIHAJLOVSKI
Nga sot trajneri maqedon Igor Mihajlovski nuk do të jetë timionet i klubit bardh e zinjë.
Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t'i bindi menagjmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njejti u shkarkua nga pozita që kishte.
Gjatë javës do t'ju informojm për timonierin e ri”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.