US Open: Rafael Nadal thotë se s’e di kur do të rikthehet, pasi u mposht nga Frances Tiafoe
Rafael Nadal thotë se nuk e di se kur do të luajë përsëri, pasi u mposht nga Frances Tiafoe në rrethin e katërt të US Open.
Tenisti spanjoll, 36 vjeç, u mposht në katër sene nga tenisti i ri amerikan të hënën vonë në Nju Jork.
FRANCES TIAFOE PULLS OFF THE UPSET OVER RAFAEL NADAL 😱
— SportsCenter (@SportsCenter) September 5, 2022
Nadal suffers his first loss in a major this year‼️ pic.twitter.com/NKXtMisWzs
“Më duhet të kthehem. Më duhet t’i rregulloj ca gjëra, jeta, pastaj nuk e di se kur do të kthehem”, tha Nadal, fitues i 22 titujve grand slam.
“Do të përpiqem të jem i gatshëm mentalisht. Kur ndiej se do të jem i gatshëm për të garuar përsëri, do të jem aty”.
Nadali është pjesë e turneut Laver Cup, ku pritet të luajë përkrah Roger Federerit, Novak Djokovicit dhe Andy Murrayt në Londër nga 23 deri më 25 shtator.
Disfata ndaj numrit 22 në botë Tiafoe ishte e para për Nadalin në një turne grand slam këtë vit.

US Open, të cilin ai po synonte ta fitonte për herë të pestë, ishte vetëm turneu u dytë në të cilin kishte luajtur ai që prej se u tërhoq nga Wimbledoni në gjysmëfinale, si pasojë e një lëndimi në bark.
Pasi pësoi humbje kundër Borna Coric në Cincinnati, Nadali shkoi në Nju Jork dhe nuk luajti rehatshëm në dy fitoret e para.
Ai, megjithatë, u përmirësua kundër francezit Richard Gasquet duke e shkatërruar plotësisht në tri sete, por Tiafoe ishte i papërballueshëm në rrethin pasues.
“Dallimi është i qartë: unë luajta keq dhe ai luajti mirë”, tha Nadal, i cili i fitoi dy grand slama këtë vit, Australian Open dhe French Open.
“Tenisi është sporti pozicionimi. Duhet të jesh shumë, shumë i shpejtë dhe shumë i ri. Unë nuk jam i tillë më”, e pranoi Nadal.
Disfatat e Nadalit dhe Marin Cilicit më vonë, nënkuptojnë se US Open do të fitohet nga një tenist që nuk e ka fituar atë kurrë më parë.
The #USOpen men's singles quarterfinals are set:
— US Open Tennis (@usopen) September 6, 2022
🇦🇺 Kyrgios vs Khachanov
🇮🇹 Berrettini vs 🇳🇴 Ruud
🇮🇹 Sinner vs 🇪🇸 Alcaraz
Rublev vs 🇺🇸 Tiafoe