UNICEF nxjerr në ankand fanellat e Interit, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve të tërmetit në Turqi dhe Siri - NACIONALE

UNICEF nxjerr në ankand fanellat e Interit, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve të tërmetit në Turqi dhe Siri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi ka bashkëpunuar me UNICEF-in për të nxjerrë në ankand fanellat e tyre të veshura në Ligën e Kampionëve, për të mbështetur të prekurit e tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Muajin që lamë pas, disa tërmete të njëpasnjëshme me atë kryesorin prej 7,7 shkallëve Rihter me epiqendër në juglindje të Turqisë dhe veriperëndim të Sirisë, morën jetën e mbi 40 mijë personave dhe duke lënë miliona të tjerë të pastrehë.

Trajneri i Adana Demirspor, Vincenzo Montella ka qenë i zëshëm për tmerret që ka parë në Turqi dhe ka krijuar një shoqatë humanitare për të mbledhur fonde për viktimat e fatkeqësisë, duke thënë se 'thyerja e zemrës është përtej imagjinatës'.

Siç theksohet nga Calcio e Finanza, Interi dhe UNICEF-i kanë bashkëpunuar për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, duke nxjerrë në ankand fanellat të veshura nga zikaltrit në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 së finales kundër Portos.

Fanellat do të jenë në ankand nga 6 deri më 11 mars në eBay, dhe të ardhurat e ankandit do të shkojnë te UNICEF-i në fondet të hapura për t’u ndihmuar zonave të prekura, duke ndihmuar në sigurimin e furnizimeve mjekësore, strehimoreve emergjente, ndihmës së parë dhe ushqimit.

Lajme të ngjashme