Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi e Siri kalon 45.960 - NACIONALE

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi e Siri kalon 45.960

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm turk, Sulmeyman Soylu, ka njoftuar se tërmetet e 6 shkurtit kanë lënë të vdekur 45,968, përfshirë 4,267 sirianë.

Kujtojmë se më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Përveç shumë viktimave, e ndërtesave të shkatërruara, është bërë e ditur se nga këto tërmete janë prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Është bërë e ditur se tanimë janë bërë kërkime në shumicën e rrënojave nga tërmeti, por njerëzit ende janë duke vazhduar të kërkojnë nëpër spitale e rrënoja masive, të dashurit e tyre të zhdukur.

Si shkak i tërmetit është raportuar për shembjen apo dëmtimin e rëndë të më shumë se 160,000 ndërtesave, ndërsa është bërë e ditur edhe për arrestimin e më shumë se 184 personave të dyshuar si përgjegjës për shembjen e tyre.

Është bërë e ditur se tanimë janë bërë kërkime në shumicën e rrënojave nga tërmeti, por njerëzit ende janë duke vazhduar të kërkojnë nëpër spitale e rrënoja masive, të dashurit e tyre të zhdukur.

Soylu po ashtu ka bërë të ditur se që nga 6 shkurti, rajoni është tronditur nga më shumë se 13,000 pasgoditje.

Lajme të ngjashme