Ukraina në histori: Skuadra e parë që fiton katër pikë dhe eliminohet nga Evropiani
Kombëtarja e Ukrainës ka hyrë në histori si shteti i parë që fiton katër pikë në fazën e grupeve të një Evropiani, por nuk arrin të kualifikohet.
Ukraina është bërë skuadra e radhës që përshëndetet nga Evropiani “Euro 2024”, pas tre xhirove të zhvilluara.
Ukrainasit ishin në një grup me Belgjikën, Rumaninë dhe Sllovakinë, ku secila kombëtare regjistroi një fitore dhe dy humbje.
Mirëpo, shkaku i gol-diferencës, Ukraina përfundoi në vendin e fundit në tabelë dhe kësisoj i dha fund aventurës në “Euro 2024”.
🇺🇦 Ukraine are the first team in Euros history to be eliminated with 4 points in the group stage. pic.twitter.com/jhE1GneEbF
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 26, 2024
Asnjë kombëtare më parë nuk ishte përshëndetur me Evropianin pasi mbledhi katër pikë, me Ukrainën që bëri historinë, ani pse rekord “fatkeq”.
Ukraina në shtator do të vazhdojë garat në Ligën e Kombeve, ku ndodhën në grupin e njëjtë me Çekinë, Gjeorgjinë dhe Shqipërinë.