UEFA vendos kundër Kosovës, Rumania e fiton ndeshjen 3:0 - NACIONALE

UEFA vendos kundër Kosovës, Rumania e fiton ndeshjen 3:0

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

UEFA ka vendosur që ndeshja mes Rumanisë dhe Kombëtares së Kosovës të shënohet me rezultat zyrtar 3:0 për vendasit, pasi Dardanët janë tërhequr nga loja.

Përballja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre në minutat shtesë pasi lojtarët e Kombëtares së Kosovës u larguan nga fusha pas thirrjeve nacionaliste nga tifozët rumun.

Dardanët nuk u kthyen më në fushë, ndonëse kjo u kërkua nga zyrtarët e ndeshjes.

Tani, pothuajse një javë pas ndeshjes ka ardhur vendimi i shtëpisë së futbollit evropian për këtë përballje.

Në total, Federata e Rumanisë është dënuar me 128 mijë euro dhe zhvillimin e një ndeshje pa tifozë, teksa ka marrë vërejtje për sjellje të pahijshme.

Në anën tjetër Kosova, përveç se ka humbur ndeshjen 3:0, është dënuar me 6 mijë euro gjobë.

Vendimi i UEFA-s

-Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si shoqatë mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj ( në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).

-Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

-Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e sendeve.

-Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

-Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e lazerëve.

-Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12500 euro për shkak të trazirës gjatë himnit kombëtar.

-Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14 mijë euro për bllokimin e rrugëve publike.

-Të paralajmërojë Federatën Rumune të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.

Akuzat ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës:

Refuzimi për të luajtur (tërheqje nga loja), Art. 27(1) DR dhe Art. 27(4)(a) DR në lidhje me Art. 25.01 Rregulloret e Ligës së Kombeve.

Sjellja e pahijshme e ekipit (kartonë të verdhë 5 lojtarë ose më shumë), Art. 15(4) DR

Të shpallet ndeshja e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e luajtur më 15 nëntor 2024, si e dorëzuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se e ka humbur ndeshjen 3:0) për përgjegjësinë që ndeshja nuk luhet plotësisht (siç parashikohet në nenin 25.01 Rregulloret e Ligës së Kombeve).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

Çka vijon pas dënimit

Kombëtarja e Kosovës, pavarësisht se ka humbur ndeshjen me rezultat 3:0, do të mbetet në garë për t'u promovuar në Ligën B nëpërmjet play-offit, pasi u rendit në vendin e dytë përfundimisht.

Dardanët me 12 pikë në gjashtë ndeshje, ishin vetëm pas Rumanisë që tani ka 18 pikë, apo të gjitha fitore.

Ndeshjet e play-offit do të zhvillohen në mars 2025.

Lajme të ngjashme