UEFA publikon formacionin më të mirë të EURO 2024, nuk ka vend për Granit Xhakën - NACIONALE

UEFA publikon formacionin më të mirë të EURO 2024, nuk ka vend për Granit Xhakën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paneli i vëzhguesve teknik në UEFA kanë zgjedhur formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian, që dominohet nga fituesi Spanja ashtu siç pritej, ndërsa nuk ka vend për Granit Xhakën.

Spanja triumfoi ndaj Anglisë me rezultat 2:1 në Olympiastadion në Berlin të Gjermanisë, duke u bërë kampione për herë të katërt në histori të saj.

Furia e Kuqe ishte larg skuadra më e mirë e Evropianit, duke qenë e vetmja kombëtare që fitoi të gjitha ndeshjet në grupe, teksa vazhdoi me paraqitje fantastike edhe në fazën e eliminimit direkt dhe nuk është befasi që kanë dominuar në formacionin e Evropianit.

Portieri më i mirë është cilësuar Mike Maignan i Francës, që ishte nga të paktët që kishin paraqitje superiore te Gjelat.

Në mbrojtje janë zgjedhur Cucurella, Saliba, Akanji dhe Walker.

Mesfusha e sulmi mbizotërohet nga Spanja, pasi pesë nga gjashtë futbollistët janë spanjollë.

Fabian Ruiz, Dani Olmo dhe Rodri në mesfushë, ndërsa Yamal, Musiala dhe Williams në sulm.

Granit Xhaka ndonëse pati paraqitje fantastike në këtë Evropian, nuk ka arritur të jetë në formacionin më të mirë, pasi mesfusha spanjolle ishte vërtetë dominuese në çdo përballje.

May be an image of 11 people, people playing football, people playing soccer and text

Lajme të ngjashme