UEFA ia beson drejtësinë gjyqtarëve skocezë në ndeshjen Izrael - Kosovë - NACIONALE

UEFA ia beson drejtësinë gjyqtarëve skocezë në ndeshjen Izrael - Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës do ta nis si mysafir i Izraelit përballjen e parë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian "Euro 2024".

"Dardanët" ndodhen në një grup jo të lehtë me kombëtare si Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

UEFA tashmë ka njoftuar se gjyqtarët skocezë do të ndajnë drejtësinë. William Collum do të jetë kryesori, me Francis Connor dhe David Roome si asistentët e tij. Ndërsa, gjyqtari i katërt do të jetë Donald Robertson.

Kosova synon kualifikimin si pozitë e dytë nga grupi I

Kombëtarja e Kosovës do ta synojë kualifikimin tutje si pozitë e dytë në tabelë, me Zvicrën që vazhdon të jetë “favoriti në letër”.

Dy kundërshtarët kryesorë padyshim do të jenë Izraeli dhe Rumania, që kanë skuadër mjaftë cilësore.

Nëse shohim disa statistika në “Transfermarkt”, Kosova ka një skuadër më të shtrenjtë se të dy kombëtaret e lartpërmendura.

Përndryshe, ndeshja e parë e Kosovës është këtë të shtunë, e pastaj tre ditë më vonë do ta mirëpresin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të ngjashme