UEFA i nderon me çmime speciale Buffonin e Ronaldon
Shtëpi e futbollit evropian, UEFA, ka vendosur të ndajë çmime speciale për njerëz special që kanë kontribuar në Ligën e Kampionëve, në ditën kur pritet të hidhet shorti për këtë garë.
Çmimi i Presidentit të UEFA-s shko për Gianluigi Buffon, portieri italian i dikurshëm dhe në dukje i pamoshë i cili na ka dhuruar kaq shumë momente të pabesueshme mes shtyllave.

Buffon, i cili bëri mbi 750 paraqitje në nivel klubi në një karrierë 28-vjeçare, por kurrë nuk fitoi një Ligë të Kampionëve -- duke përfunduar nënkampion me Juventusin në tre raste -- është personi i përsosur i këtij çmimi personal të shpërndarë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ceferin tregoi pse e dha këtë çmim për Buffonin.
"Portieri më i madh, italiani më me shumë paraqitje të të gjitha kohërave, futbollisti i katërt evropian me më shumë paraqitje, por mbi të gjitha një person shumë i mirë, i cili nuk ishte thjesht një shok skuadre, por edhe një baba i dytë, një mësues dhe gjithmonë e ngrinte zërin për njerëzit e paprivilegjuar. Kështu që jam i sigurt se ai është numri një që e meriton këtë trofe. Dhe, për mua personalisht, portieri më i mirë ndonjëherë në histori”, tha Ceferin.
Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, u nderua me çmimin special që e njeh atë si golashënuesin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve dhe shumë rekorde të tjera që mbajnë emrin e yllit portugez.
Ronaldo tha se ky çmim do të ketë një vend special në muzeun e tij në Maderia të Portugalisë.
