UEFA e konfirmon, instrumenti tradicional 'GAJDJA' lejohet në EURO 2024 - NACIONALE

UEFA e konfirmon, instrumenti tradicional 'GAJDJA' lejohet në EURO 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Kombëtares së Skocisë nga UEFA. Këta të fundit kanë lejuar përdorimin e instrumentit tradicional të tyre në EURO 2024, të njohur me emrin GAJDJA.

Organi qeverisës kishte ndaluar më parë instrumente të tilla dhe "pajisje mekanike që lëshojnë tinguj", por 'Ushtrisë Tartane' (tifozëve të Skocisë) i është dhënë drita e gjelbër për të sjellë gajdet e tyre për sa kohë që ato janë të regjistruara në Federatën Skoceze të Futbollit.

Vendimi u mor në një forum tifozësh të UEFA-s javën e kaluar, i cili përfshinte përfaqësues nga 21 kombet e kualifikuara.

"Tifozët janë të mirëpritur të sjellin instrumente në stadium, por ata do të duhet t'i regjistrojnë ato në shoqatat e tyre kombëtare përkatëse, të cilat do të jenë përgjegjëse për centralizimin e aktiviteteve të tifozëve të tyre brenda stadiumit," tha UEFA.

Instrumentet kanë qenë të kufizuara në ndeshjet e UEFA-s që nga Kupa e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur zhurma e vazhdueshme e vuvuzelës u dëgjua gjatë gjithë turneut.

Por kufizimet tani janë liruar, që do të thotë se fansat mund të presin që instrumenti tradicional skocez të dëgjohet gjatë ndeshjeve të tyre.

Skocia e nis rrugëtimin e saj kundër Gjermanisë nikoqire në ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor në Mynih.

Lajme të ngjashme