Udinese e njofton me humbje Romën, e "shkatërron" në shtëpi - NACIONALE

Udinese e njofton me humbje Romën, e "shkatërron" në shtëpi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Udinese ka shënuar fitore, që doli mjaftë e lehtë në shtëpi ndaj Romës, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Vendasit triumfuan bindshëm me rezultat të thellë 4:0.

Mbrojtësi Destiny Udogie i dha epërsinë Udineses pas vetëm pesë minutave pas një gabimi në mbrojtje, duke shënuar nga afërsia (5').

Roma pastaj provoi të barazonte rezultatin, por që assesi nuk ia dolën pavarësisht rasteve të shumta. Udinese gjithashtu kishte disa mundësi shënimi që nuk i konkretizuan.

Kur u mendua që Roma do ta bënte ndonjë përmbysje që të shënonte fitore, vendasit u treguan shumë më të mirë duke realizuar edhe tre herë tjera për pikët e plota.

Fillimisht mesfushori Lazar Samardzic realizoi një eurogol nga distanca për të dyfishuar rezultatin pas një pasimi të Gerard Deulofeu (56').

Vetëm disa minuta më vonë, Roma rrezikoi përmes Gianluca Mancinit, por që ishte i pafat duke goditur shtyllën.

Udinese nuk u ndal më kaq duke realizuar edhe golin e tretë, këtë herë përmes Roberto Pereyra, që shënoi një gol të bukur pas një asistimi të shkëlqyer të Jean-Victor Makengo (75').

E fitoren e vulosi Sandi Lovric, pas një kundëraksioni të shpejtë duke shënuar nga afërsia, ku u asistua nga Pereyra (82').

Kështu, Udinese mposht Romën dhe ngritët në pozitën e katërt me 10 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Mourinhos një pozitë më poshtë.

Në xhiron e radhës, Roma do të jetë mysafir i Empolit, derisa Udinese do të zhvillojë sfidën ndaj Sassuolos.

Lajme të ngjashme