U tall me të në internet, udhëtoi 320 kilometra për t'u ndeshur me kampionin e botës në boks dhe e pësoi brutalisht
Sunny Edwards ndëshkoi një "bullizues të Twitterit", i cili udhëtoi 320 kilometra për t'u konfrontuar me kampionin e botës në boks.
Sipas 'The Mirror', shfrytëzuesi i Twitterit, Fab Tanga shpenzoi plot 130 euro për të udhëtuar nga Londra në Shefild me tren, të shtunën.
Ai pastaj postoi një foto të veten jashtë palestrës së boksierit të pamposhtur. Pasi dëgjoi se djaloshi ishte shfaqur njëmend, Edwards shkoi me veturë në palestër, me dy fëmijët e tij në sediljen e prapme.
Fab bëri një postim në ora 11:00, të shtunën: "Një ndjesi shumë e çuditshme. Po paguaj 130 euro të goditem në fytyrë nga kampioni i botës në boks @SunnyEdwards. Spartakusi e theu zinxhirin, po vij kampion, do ta shokoj botën".

Një ditë më parë, ai kishte shkruar: "Premtoj @SunnyEdwards, premtoj me jetën time se nëse nuk përgjigjesh, nesër në mëngjes do të jem para palestrës tënde mes orës 11:00-12:00. Nëse më lë të shpenzoj paratë e ushqimit dhe ti nuk je aty, do të eci duke bërtitur në Shefild se ti je një frikacak".

Edwards pastaj publikoi vet video duke shkuar në palestër. Në video, 26-vjeçari tha: "Jam rrugës tash, mos shko askund ti helmetë e vogël e m*tit".
Oi @Ft90734510 pic.twitter.com/T7Srr1Oxix
— Sunny Edwards (@SunnyEdwards) July 23, 2022
Fab u tregua i guximshëm të futet në ring, por përfundoi me një të rrahur të keqe nga kategoria e lehtë, i cili tallej me të gjorin.
Michael Benson nga 'talkSPORT' postoi një klip të rrahjes, të cilin mund ta shihni më poshtë.
Sunny Edwards beating up a Twitter troll who actually turned up in person to spar him at his gym today…
— Michael Benson (@MichaelBensonn) July 23, 2022
[📽️ @SunnyEdwards] pic.twitter.com/mQHT82wWLc
Çka e shtyri djaloshin të shfaqej në palestrën e boksierit të njohur nën a) dhe b) të futet në ring? Ai qartazi nuk kishte fare eksperiencë boksi. Do të ishte vetëm një rezultat dhe atë jo në favor të tij.
Meçi vazhdoi me rundin e dytë, por djaloshi mbeti i gjunjëzuar duke u mbajtur në litarë.
MEÇI I PLOTË ËSHTË PUBLIKUAR NË YOUTUBE NGA 'IFL TV':
Çka ndodhi pas meçit?
Fatmirësisht, megjithatë, storia pati një fund të lumtur.
Edwards dhe Fab pozuan për një foto së bashku pas luftës.
The champ 🤝 @Ft90734510 pic.twitter.com/ZxQz3zr3T9
— Sunny Edwards (@SunnyEdwards) July 23, 2022
Edwards bëri një postim në Twitter, duke shkruar: "Me gjithë seriozitetin, respekt për @Ft90734510 që udhëtoi katër orë me tren nga Londra në Shefild, me vet iniciativë dhe më tërhoqi nga shtëpia për disa runde sparing".
Full sparring footage with pre and post interviews 😂✌🏼
— Sunny Edwards (@SunnyEdwards) July 23, 2022
In all seriousness respect to @Ft90734510 for travelling 4 hours on train from London to Sheffield, on his own back & dragging me off the sofa for a couple rounds sparring
Boxing media enough of the “beat up” I touched him https://t.co/GH9nTeLxpq