U përplas kokë më kokë me kundërshtarin, bie në koma sulmuesi i Bordeaux - NACIONALE

U përplas kokë më kokë me kundërshtarin, bie në koma sulmuesi i Bordeaux

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Bordeaux, Alberth Elis, momentalisht është i shtruar në spital në gjendje kome, pasi pësoi një dëmtim të rëndë, kur në fushë u përplas kokë me kokë me kundërshtarin.

Klubi konfirmoi të dielën se ai kishte një operacion pas incidentit kundër Guingamp të shtunën.

Loja u ndërpre në ndeshjen e Ligue 2 franceze për tetë minuta kur Elis, 28 vjeç, u përplas me kokë me mbrojtësin Donatien Gomis pas vetëm 40 sekondash.

Bordeaux thotë se është "e pamundur"për të komentuar prognozën e Elisit.

“Falënderojmë ngrohtësisht të gjithë ata që kanë treguar mbështetjen e tyre për Alberthin dhe ata që janë afër tij, në veçanti klubet në të gjithë Francën”, tha presidenti i Bordeaux Gerard Lopez. ”Fjalët tuaja ngrohin zemrat tona dhe janë një forcë e madhe në luftën që Alberth është duke bërë."

Gomis përfundoi pjesën e mbetur të ndeshjes, pavarësisht përplasjes.

"Unë mendoj se ai [Elis] godet topin i pari, unë e godita atë," tha Gomis. "Për një sekondë, edhe unë isha i hutuar. Ai humbi ndjenjat. Shpresoj që të bëhet më mirë."

Sulmuesi ka 64 paraqitje për Hondurasin, duke shënuar 13 gola. Pas tre vitesh me klubin Houston Dynamos në Major League Soccer (MLS), Elis u transferua në Evropë, duke iu bashkuar Boavistas.

Ai kaloi një sezon në Portugali përpara se të nënshkruante për Bordeaux, duke shënuar 15 gola në 60 paraqitje që nga transferimi i tij në vitin 2021.

Lajme të ngjashme