U largua për shkaqe familjare, Foden do të kthehet në kampin e Anglisë pas lindjes së fëmijës
Mesfushori i Anglisë, Phil Foden, do të kthehet në Gjermani të enjtën (sot), pasi kishte udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për lindjen e fëmijës së tij të tretë.
24-vjeçari u largua nga kampi i Anglisë për atë që Federata e Futbollit tha të mërkurën se ishte një "çështje e ngutshme familjare".
Foden, i cili ka 37 paraqitje me kombëtaren, ka nisur të tre ndeshjet e grupeve të Anglisë në Evropian, duke përfshirë barazimin e së martës me Slloveninë.
Anglia luan me Sllovakinë në 1/8 e finales të Euro 2024 të dielën në Gelsenkirchen dhe Foden duhet të përfshihet në stërvitje të premten.
Skuadra e trajnerit Gareth Southgate përfundoi në krye të Grupit C me pesë pikë nga tre ndeshje, por që u kritikuan shumë për paraqitjet e tyre jo të mira.
Në prill, Foden dhe partnerja e tij Rebecca Cooke njoftuan në Instagram se ishin në pritje të një fëmije të tretë.
Fëmijët e tjerë të çiftit janë djali Ronnie, pesë vjeç dhe vajza True, e cila është dy vjeçe.