U krye 'Gullash Liga': Kreu i FFK-së takon kuzhinierin e famshëm turk
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, vazhdon të pozojë afër personazheve të njohura, ku tashmë është postuar një fotografi me kuzhinierin Nusret Gokcu dhe trajnerin Ergin Ataman, që para disa ditësh u bë kampion i Euroligës në basketboll.
Vizitat e tij dhe takimet e shumta me figura jo shumë të rëndësishme për futbollin kosovar vijnë në kohën kur ‘Gullash Liga’ ka përfunduar.
'Gullash Liga' është emërtimi që i është dhënë Superligës së Kosovës nga analisti i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, pas dyshimeve për parregullësi të ndryshme.
Nuk besohet që ky takim të ketë të bëjë diçka me kuzhinën, megjithatë. Por, nuk besohet as që do t'i kontribuojë në ndonjë formë zhvillimit të futbollit kosovar.

Ergin Ataman është trajner turk që bëri revolucion me skuadrën greke, Panathinaikos, të cilët i shpalli kampion në Euroligë, duke mposhtur në finale favoritin Real Madrid.
Në anën tjetër, Nusret, është një kuzhinier, i cili u bë i njohur me mënyrën e veçantë të përgatitjeve të ushqimeve (veçanërisht për hedhjen e kripës), ndërsa tani ai ka një rrjet të zgjeruar të restoranteve nëpër botë.
Agim Ademi, si numri një i federatës, do të kishte qenë e udhës të merrej me futbollin kosovar dhe me zhvillimin e saj, por duket se nga kjo punë ai ka hequr dorë dhe po e mban të uzurpuar një federatë të tërë.