Tyson Fury rikthehet në ring nesër: Pa boks jam vetëm një hiç - NACIONALE

Tyson Fury rikthehet në ring nesër: Pa boks jam vetëm një hiç

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në prill, Tyson Fury e kishte lënë boksin, por tani ai e ka kuptuar se nuk mund të jetojë pa këtë sport.

Fury do ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC të shtunën vonë, në një luftë kundër bashkëvendësit të vet britanik, Derek Chisora, para hiç më pak se 60 mijë shikuesve në stadiumin e Tottenhamit në Londër.

Pasi e rrahu një tjetër bashkëvendës, Dillian Whyte, në një meç mahnitës duke e nokautuar atë pas gjashtë rundeve para 94 mijë shikuesve në Stadiumin Wembley në pranverë, Fury tha: “Kjo mund të jetë lufta e fundit për Mbretin Gjipsi”.

Po Fury, i lindur tre muaj para kohe, me peshë prej vetëm 0.453 kilogramë dhe pa shpresa për të jetuar, ka qenë luftëtar gjithë jetën e tij.

Dhe ai thjesht nuk mund të ndalet.

Qëndrova në pension për katër muaj dhe u ktheva në çastin kur jeta ishte shumë e errët dhe shumë e mërzitshme”, tha Fury për BT Sport.

Nuk jam kthyer për të luftuar për një titull, apo për pra, për të fituar luftëra apo për ta unifikuar divizionin – jam kthyer në boks për këtë”, shtoi ai, duke bërë me gisht drejt kokës.

Beteja e Furyt me telashet e shëndetit mendor është e dokumentuar shumë mirë. Pasi e tronditi atëherë kampionin e botës Wladimir Klitschko në vitin 2015 për t’i fituar titujt e botës në IBF, IBO, WBA dhe WBO, Fury i kaloi dy vjet e gjysmë jashtë ringut.

Ai e ka përshkruar veten si një njeri që u bë “një derrkuc me peshë 177 kilogramë, duke pirë alkool dhe duke marrë drogë çdo ditë”, si dhe tregoi se kishte vuajtur nga “depresioni aq shumë saqë kishte menduar vetëvrasjen, sulme ankthi, çdo gjë, nuk kishte ku shkonte më keq më”.

Pas triumfit kundër Whyte, Fury, me 32 fitore e një barazim, ndjeu se mendërisht po rrëshqiste aty ku kishte qenë në vitin 2017 dhe i duhej të vepronte para se të bëhej vonë.

Unë e di se nuk mund ta jetoj një jetë normale, nuk do të ndodhë. Po rrëshqisja teposhtë me shpejtësi. Nuk e di ndonjë mënyrë tjetër për të qenë i shenjtë, pa boks jam një hiç”, theksoi Fury.

Lajme të ngjashme