Tyson Fury me ultimatum për meçin kundër Usyk: Keni shtatë ditë për t’i sjellë paratë
Tyson Fury e ka vendosur një afat prej shtatë ditëve për caktimin e një luftë për kampionin e padiskutueshëm të botës kundër Oleksandr Usyk.

Promotori Frank Warren ka thënë se meçi kundër Furyt është lufta e vetme të cilën e dëshiron Usyku dhe tani Fury ka thënë afat deri më 1 shtator për aranzhimin e saj.
Fury shkroi në rrjetet sociale: “Për të gjithë ata që duan ta bëjnë këtë luftë, do t’ju jap shtatë ditë kohë, deri më 1 shtator për t’i sjellë paratë, nëse nuk i sillni, faleminderit shumë, ishte kënaqësi, jam i pensionuar”.
“Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen te avokati im me shkrim dhe me dëshmi për të hollat”, shtoi ai.
Fury, i cili para më pak se dy javëve e përsëriti qëndrimin për t’u pensionuar, tha në një intervistë për TalkSport se i dëshiron 500 milionë funte për të luftuar kundër Usykut.
Pasi ukrainasi e mposhti Joshuan në Arabinë Saudite në fundjavë, Warren tha: “Sfidë do të jetë plotësimi i kërkesave financiare të të dy boksierëve. Duhet të jetë një shumë goxha më e madhe se ajo (e Usyk vs Joshua II) sepse këtu i kemi dy luftëtar të padiskutueshëm dhe për herë të parë në lojë do të jenë katër titujt e botës”.
“Është një situatë e veçantë sepse të dy janë të pamposhtur, gjë që është e pazakontë”.
Nëse ndodh kjo luftë, atëherë fitues i saj do të bëhej kampioni i parë i padiskutueshëm i botës që prej Lennox Lewisit në vitet 1999-2000, vetëm kampioni i gjashtë në histori dhe i pari që prej në epokën e katër titujve pas ngritjes së WBO-së.
