Turpërohet Kosova, mposhtet nga Bjellorusia dhe e mbyll në vendin e parafundit ciklin kualifikues
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në mënyrën më të keqe ciklin kualifikues për “Euro 2025”, duke pësuar humbje nga Bjellorusia.
Ani pse ishim në një grup jo të vështirë, “Dardanët” dëshpëruan keq, duke e mbyllur këtë cikël kualifikues në vendin e parafundit, mbi vetëm Andorrën.
Kosova në ndeshjen e fundit kualifikuese, ani pse dominoi në posedim pësoi humbje në shtëpi te Bjellorusia me rezultat 0:1.
Lojtarët tanë ishin më të mirë në të gjitha aspektet, por që shumë larg finalizimit të aksioneve.
Florent Muslija rrezikoi nga distanca, derisa raste kishin edhe Bernard Berisha dhe Elbasan Rashani, mirëpo nuk i finalizuan.
Kur askush s’e priste, Bjellorusia zhvilloi një kundëraksion të shpejtë me Antilevskiy që realizoi një supergol nga distanca, duke e lënë të shtangur Bekajn për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (43’) - VIDEO.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Kosovën që tentoi të ndërtonte më shumë aksione me mysafirët që bënin faulle të tepërta për ta ndërprerë lojën.
Kësisoj, Kosova e mbyll në mënyrën më të keqe aventurën për Evropian, si pozitë e pestë në grupin I me 11 pikë, derisa Bjellorusia në vendin e katërt me 12 sosh.
Tani, “Dardanët” i mbetet të këndellen sa më parë dhe të tregojnë kualitetin në Ligën e Kombeve, me synimin e qartë për ta siguruar vendin e parë që të dërgon në play-offin për kualifikimet në Kupën e Botës 2026.