Turpërim për Ronaldon: Nuk e mori asnjë votë për Topin e Artë 2022 - NACIONALE

Turpërim për Ronaldon: Nuk e mori asnjë votë për Topin e Artë 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo nuk e ka marrë asnjë votë për Topit të Artë 2022, megjithëse përfundoi në vendin e 20-të në renditjen e 30 futbollistëve më të mirë sipas revistës franceze France Football.

Sikur mos t’i mjaftonte turpërimi që ia bëri trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, duke mos e thirrur për ndeshjen me Chelsean të shtunën dhe duke e detyruar të stërvitët i vetmuar, sulmuesi portugez ka mësuar tani se askush nuk e kishte votuar për Top të Artë.

Renditja si i 20-ti ishte më e dobëta për Ronaldon në 17 vitet e fundit në renditjen për çmimin të lakmueshëm për futbollistë.

Pesë herë fituesi i këtij çmimi është duke e përjetuar një kohë sprove tani pas rikthimit në Manchester Unitedin verën e vitit të kaluar.

France Football e ka publikuar listën e plotë të votimit dhe Ronaldo shihet i renditur i 20-të por pa marrë asnjë votë.

Por pse Ronaldo përfundoi i 20-të nëse nuk mori asnjë votë?

Ronaldo ishte në mesin e listës së ngushtë prej 30 të nominuarve për Topin e Artë dhe ai është njëri nga 11 lojtarët e kësaj liste që nuk e kanë marrë asnjë votë.

Por Ronaldo përfundoi i 20-të sepse France Football i mori parasysh nominimet e futbollistëve në të kaluarën dhe natyrisht Ronaldo ka qenë më i votuar se të gjithë të tjerët që nuk morën vota këtë vit.

Futbollistët e tjerë që nuk morën asnjë votë ishin: Harry Kane, Trent Alexander-Arnold, Phil Foden, Bernardo Silva, Joao Cancelo, Joshua Kimmich, Mike Maignan, Christopher Nkunku, Darwin Nunez dhe Antonio Rudiger.

Sulmuesi francez dhe ish-bashkëlojtari i Ronaldos te Real Madridi, Karim Benzema, e fitoi Topin e Artë 2022 për herë të parë në karrierë gjatë kësaj ceremonie.

Benzema i mori hiç më pak se 549 vota, duke i lënë mbrapa Sadio Manen me 193 dhe Kevin de Bruynen me 176.

Lajme të ngjashme