Tung Abramovich: Miliarderi rus publikon komunikatën lamtumirëse, para ardhjes së pronarëve amerikanë - NACIONALE

Tung Abramovich: Miliarderi rus publikon komunikatën lamtumirëse, para ardhjes së pronarëve amerikanë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pronari në largim i Chelseat, Roman Abramovich ka reflektuar mbi "lavdinë" që po e lë prapa, derisa po përgatitet për të lëshuar frontin në krye të hierarkisë në "Stamford Bridge".

Oligarku rus ka publikuar një komunikatë ku falënderoi lojtarët, stafin dhe mbështetësit, derisa po përgatitet të dorëzojë kontrollin total të klubit nga Premier Liga.

Regjimi 19-vjeçar i rusit në "Stamford Bridge" po shkon drejt fundit, me konsorciumin e udhëhequr nga Todd Boehly që ka arritur marrëveshje për blerjen 5 miliardëshe të klubit.

Në komunikatën e Abramovichit gjithashtu i urohet pronarëve të rinj fat, derisa konfirmimi zyrtar i kompletimit të marrëveshjes që pritet të ndodhë më 30 maj.

Çka thuhet në komunikatën e Abramovichit?

"Kanë kaluar gati tre muaj që prej kur potencova qëllimet e mia për ta shitur Chelsea FC. Gjatë kësaj kohe, skuadra ka punuar shumë për ta gjetur pasardhësin e duhur për Chelsea FC, që do të ishte në pozitën më të mirë për ta udhëhequr klubin në mënyrë të suksesshme drejt kapitullit të ri.

"Të qenurit pronar i këtij klubi vjen me një përgjegjësi të madhe. Prej kur erdha te Chelsea gati 20 vite më parë, kam parë atë që mund të arrijë ky klub. Objektivi im ka qenë të sigurohem se pronari i ardhshëm të ketë një formë të menduarit që do t'i siguronte sukses skuadrës së burrave dhe grave, po ashtu edhe vullnetin për të vazhduar zhvillimin e aspekteve tjera kyçe të klubit, si Akademia dhe puna vitale e Fondacionit të Chelseat.

"Jam i lumtur që kërkimit i ka ardhë një fund i suksesshëm. Derisa ia dorëzoj Chelsean pronarëve të rinj, dua t'u uroj atyre suksesin më të madh, brenda dhe jashtë fushës.

"Ka qenë nder i përjetshëm të jem pjesë e këtij klubi - dua të falënderoj lojtarët e klubit në të kaluarën dhe të tashmen, stafin, dhe natyrisht fansat për vitet e jashtëzakonshme.

"Jam krenar që si rezultat i suksesit tonë të përbashkët, miliona njerëz do të përfitojnë nga fondacioni i ri bamirës. Kjo është lavdia që e kemi krijuar së bashku.

"Faleminderit, Roman".

Kur do të kompletohet shitja e Chelseat?

Chelsea e ka konfirmuar se konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly me sukses ka arritur ta blejë klubin, derisa në një komunikatë të 28 majit konfirmoi shitjen.

"Chelsea Football Club mund të konfirmojë se një marrëveshje finale dhe definitive është arritur mbrëmë për ta shitur klubin te konsorciumi Todd Boehly/Clearlake Capital.

"Pritet që transaksioni të kompletohet të hënën. Klubi do të publikojë përditësime të reja në atë kohë.

Lajmi vjen tre ditë pasi qeveria britanike i dha dritën e gjelbër blerjes nga miliarderi amerikan.

Lajme të ngjashme