Tuchel emëron dy ‘kërcënimet’ më të mëdha të Arsenalit - NACIONALE

Tuchel emëron dy ‘kërcënimet’ më të mëdha të Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Thomas Tuchel ka identifikuar dy yjet e Arsenalit Bukayo Saka dhe Martin Odegaard si kërcënimet më të mëdha para përballjes me Bayern Munichun.

Arsenal dhe Bayerni barazuan me rezultat 2:2 në “Emirates Stadium”, ndërsa të mërkurën përballën për të siguruar vendin në gjysmëfinale.

Para ndeshjes në konferencë për shtyp, ish trajneri i Chelseas ka deklaruar se Odegaard dhe Saka janë dy kërcënimet më serioze.

“Mendoj se me Bukayo Sakan dhe Martin Odegaardin gjithmonë sulmojnë në krahun e djathtë, së paku në fillimin e sulmit”.

“Ata përpiqen të krijojnë një mbivendosje atje për të kaluar ose për të ndërruar anë. Ne nuk mësuam asgjë të re nga ndeshja e ligës të dielën [kur Arsenali humbi nga Aston Villa]”.

“Është gjithçka shumë fleksibël, tranzicionet janë shumë të rrjedhshme. Shumicën e herëve ndodh gjithçka, ata nuk janë një ekip që angazhohet për një formacion. Ju mund të dalloni shumë lëvizje automatike, por edhe të lira”.

“Ne luajtëm me shumë vëmendje në ndeshjen e parë. Ata luajnë një stil shumë tërheqës. Ata luajnë në nivelin më të lartë”.

“Ne dolëm mirë në ndeshjen e parë, por është vetëm pjesa e parë. Ne kemi nevojë për gjithçka përsëri dhe shpresojmë që ndeshja në shtëpi do të jetë faktori vendimtar”, deklaroi ai.

Përballja mes Cityt dhe Realit do të zhvillohet në “Emirates Stadium” me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme