Trossard: Ishte penallti te Saka, besoj se mund të kualifikohemi - NACIONALE

Trossard: Ishte penallti te Saka, besoj se mund të kualifikohemi

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Leandro Trossard thotë se ishte kontakt i pastër te Bukayo Saka, ndërsa beson se mund ta eliminojnë Bayern Munichun në “Allianz Arena”.

Trossard e realizoi golin e barazimit në “Emirates”, duke shënuar nga afërsia dhe rritur shpresën e Arsenalit për një kualifikim të mundshëm.

Pas lojës, Trossard komentoi rastin e dyshimtë të Sakas që u faullua nga Neuer, por gjyqtari nuk akordoi 11-metërsh. Sipas tij ishte kontakt i pastër.

“Në fushë dukej si penallti për mua. Nuk e kam parë përsëritjen, për mua ishte kontakt i pastër. Duhet ta shoh sërish”.

I pyetur për ndeshjen, Trossard nënvizoi se s’është i lumtur me këtë barazim por shpreson se ta eliminon Bayernin në ndeshjen kthyese.

“Nuk jam i kënaqur, por kur je 1:2 është mirë të marrësh një pikë në fund. E nisëm shumë mirë në 15-20 minutat e parë, mund të shënonim dy apo tre. Por pastaj barazuan dhe mund të shihnit se çfarë kualiteti kanë për të na lënduar. Në fundin e ditës është barazim dhe duhet ta përfundojmë kur të shkojmë atje”.

“Jam i lumtur me golin por duhet të punojmë më shumë në ndeshjen kthyese. Gjithmonë provoj të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën dhe kjo është statistikë e mirë. Shpresoj ta ndihmoj më shumë në ndeshjen kthyese”.

“Besoj se mund të kualifikohemi, kemi një skuadër të mirë. E dimë që do të jetë vështirë atje, por nëse luajmë në nivelin më të mirë mendoj se mund të mposhtim secilën skuadër. Duhet të rishërohemi dhe të luajmë fillimisht në vikend”.

Lajme të ngjashme