Atletico Madrid vazhdon traditën, e kërkon yllin tjetër të Realit - NACIONALE

Atletico Madrid vazhdon traditën, e kërkon yllin tjetër të Realit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid ka shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit Dani Ceballos.

Spanjolli nuk është që ka zhvilluar shumë minuta, pra në 10 ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm katër sosh, një kundër Sevillas dhe tre ndaj Celtas.

Ish lojtari i Betisit është i zemëruar me minutazhën nën urdhrat e Ancelottit prandaj e ardhmja e tij duket larg “Santiago Bernabeus” pavarësisht që rinovoi në verë.

Ceballos ka një mision të qartë: Të luajë më shumë minuta dhe e di që është vështirë ta arrijë këtë në fanellën e bardhë, kësisoj po konsideron disa opsione dhe këtu po përfiton Atletico – që momentalisht është skuadra më e interesuar, raporton “Relevo”.

Ancelotti i kishte premtuar rol të rëndësishëm këtë vit duke e motivuar verës për të nënshkruar, mirëpo spanjolli pastaj mbeti në stol shkaku i formës së shkëlqyer të Kroos, Valverde, Camavinga, Tchouameni si dhe të mosdiskutueshmit Jude Bellingham.

Ceballos ndihet sikur tekniku italian s’po e mban fjalën meqenëse tërë sezonin ka luajtur vetëm 503 minuta, që faktikisht më pak ka zhvilluar vetëm Arda Guler.

Real Madrid megjithatë nuk konsideron ta shesë te Atletico, mirëpo nëse Ceballos bën kërkesë zyrtare atëherë s’do ta pengojë njësoi si lojtarët e tjerë në të kaluarën.

“Los Blancos” po shpresojnë ta mbajnë Ceballos me Luka Modric që gjithashtu po shkon drejt largimit, ndërsa edhe Guler pritet të huazohet te ndonjë klub i madh evropian.

Lajme të ngjashme