Trigolëshi i Ronaldos ia fiton Man Unitedit trillerin kundër Tottenhamit - NACIONALE

Trigolëshi i Ronaldos ia fiton Man Unitedit trillerin kundër Tottenhamit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka qenë paraqitja spektakolare e Cristiano Ronaldo ajo që ka ndihmuar "djajt e kuq" që të shënojnë fitore dramatike ndaj Tottenham.

Pesë herë fituesi i topit të artë ka qenë përcaktues që Manchester United të fitojë derbin e kësaj xhiroje të Premierligës, ku në Old Trafford me lidership të pashoq udhëhoqi bashkëlojtarët e tij drejt triumfit të radhës, që i dërgon ata në pozitën e katërt tabelare, ani se Arsenal ka plot katër ndeshje për t'i rekuperuar në javët në vazhdim, me vetëm 2 pikë më pak sesa Manchester United në tabelë.

Ishte goli magjepsës i Cristiano Ronaldo nga 25 metra ai që dërgoi në epërsi ekipin e Manchester United në minutën e 12-të, para se Harry Kane ta barazonte rezultatin në minutën e 35-të nga pika e bardhë.

Nuk vonoi shumë, pas tri minutash Cristiano Ronaldo shënoi golin e radhës - i cili mundësoi ta regjistrojë rekordin si lojtari me më shumti gola të shënuar në histori të futbollit. Kështu mbaroi edhe pjesa e parë!

Gjatë pjesës së dytë u përkujdes Harry Maguire të katranosë gjithçka, duke shënuar autogol. Mirëpo, në fund ishte sërish Cristiano Ronaldo ai që shpëtojë ekipin vendas, duke hequr ankthin me një anë dhe duke ia siguruar fitoren ekipit të Manchester United.

Ndërkaq Liverpool nuk hasi në ndonjë vështirësi të theksuar, ku ndaj Brighton fitoi lehtë me rezultat 0 me 2, me golat e shënuar nga Luis Diaz dhe Mo Salah. Për Luis Diaz ky ishte goli i dytë që shënoi në Premierligë, kurse për Mo Salah i 20-ti me radhë në kampionat, duke prirë listën e golashënuesve.

Me këtë fitore Liverpool vazhdon ta rrisë presionin karshi Manchester Cityt në garën për titull, në pritje të ndeshjes së pasnesërme që ekipi i Pep Guardiola do ta luajë në udhëtim ndaj Crystal Palace. Gjithsesi, Liverpool ka edhe një ndeshje më shumë për ta zhvilluar, atë ndaj Arsenal, që luhet në mesjavën që vjen, respektivisht të mërkurën.

Gjatë këtij takimi që u luajt sot, Mo Salah ndjehu dhimbje, me muskulin që iu tërhoq, por si ai, ashtu edhe Jurgen Klopp - u shfaqen shpresëplotë që nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

Në ndeshjen tjetër mes Brentford dhe Burnley, ekipi vendas siguroi fitoren në minutat e fundit të lojës, me dygolëshin e Toney, për ta vulosur triumfin me rezultat 2 me 0. Kështu, Burnley rrëshqet gjithnjë e më shumë në pozitë të vështirë, ku mban pozitën e 18-të, që shpie në rënie nga liga, kurse Brentford me tri pikët e fituara merr paksa frymëmarrje - duke e çuar në +9 pikë diferencën me Burnley.

Lajme të ngjashme