Tri kushtet që mund ta bindin Xavin për të qëndruar te Barcelona
Trajneri Xavi Hernandez mund ta ndryshojë mendjen sa i përket të ardhmes nëse Barcelona pretendon Ligën e Kampionëve, kompleton planet për transferime dhe i kërkohet për të qëndruar.
Ish mesfushori njoftoi para disa muajve se do të largohet në fundin e sezonit, shkaku që është lodhur nga presioni i vazhdueshëm i mediave spanjolle.
Që kur njoftoi largimin, forma e Barcelonës ka qenë fantastike. Momentalisht që 10 ndeshje janë të pamposhtur si dhe kanë arritur deri në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Duke marrë parasysh këtë “ringjallje”, tifozët e Barcelonës tani po duan që Xavi Hernandez të qëndrojë përtej këtij sezoni dhe ndoshta të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Sipas “Sport”, Xavi ende s’ka ndryshuar mendjen për të ardhmen e tij por janë tre kushte që nëse plotësohen mund ta bindin për të mbetur në “Camp Nou”.
Nëse Barcelona përmirëson paraqitjen dhe të bëhen pretendent për Ligën e Kampionëve, trofe që s’e kanë fituar që nga viti 2015, të definojnë strategjinë për afatin e verës dhe më e rëndësishmja që vetë klubi t’i kërkojë ta ndryshojë mendjen për largimin e menjëhershëm.
Me ardhmen e Xavit të pasigurt, Barcelona ka shikuar për disa zëvendësues potencial, ku kanë ndërtuar një listë me emrat si Hansi Flick, Roberto de Zerbi dhe Thomas Tuchel, që do të largohet nga Bayern Mnich këtë verë.