Trepça pëson humbje të thellë ndaj Dijon në “FIBA Europe Cup” - NACIONALE

Trepça pëson humbje të thellë ndaj Dijon në “FIBA Europe Cup”

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Trepça ka debutuar me humbje në FIBA Europe Cup, duke pësuar në udhëtim te Dijon.

Mitrovicasit ishin të pafuqishëm ndaj gjigantit francez, ku u mposhtën me rezultat 118:73 (34:27, 28:12, 28:15, 28:19).

Trepça e nisi mirë çerekun e parë, pavarësisht që e mbylli me shtatë pikë disavantazh, duke dhënë shpresa se mund ta rivalizojnë klubin francez.

Sidoqoftë, pas atij çereku – Dijon ishte thjesht e pandalshme. Fillimisht e fituan me 16 pikë çerekun e dytë, pastaj 13 të tretin si dhe nëntë në fund për një fitore të thellë prej 118:73.

Kjo skuadër ka traditë të madhe në Francë ngase edhe e ka fituar titullin francez vitin e kaluar, ndërsa luan në ligën elitare që sa vite.

Mikaile Tmusic me 22 pikë, katër topa të kthyer e dy asistime, ndihmuar nga Hunter me 17 pikë ishin më të mirët në ndeshje, derisa te Dijon u dallua Mcuffie me 17 pikë, dy topa të kthyer e një asistim.

Në ndeshjen e radhës për FIBA Europe Cup, skuadra mitrovicase do të përballet me Ludwigsburg.

Lajme të ngjashme