Trepça largohet nga parketi, shkak ofendimet ndaj Drilon Hajrizit - NACIONALE

Trepça largohet nga parketi, shkak ofendimet ndaj Drilon Hajrizit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Prishtinës kanë vazhduar me ofendime ndaj basketbollistit Drilon Hajrizi, andaj edhe skuadra e Trepçës është larguar nga parketi.

Si gjithnjë ka probleme sa herë përballen dy rivalët e vjetër, ndërsa klubi mitrovicas këtë herë është larguar nga parketi në çerekun e katërt.

Drilon Hajrizi u ofendua nga tifozët e Prishtinës andaj edhe klubi vendosi ta mbështeste duke u larguar nga parketi.

Rezultati ishte 61:64 për skuadrën e Trepçës, tani mbetet të shihet se kur do të kthehen në parket.

Gjasat janë të mëdha që një pjesë e tifozëve, nëse jo të gjithë të largohen nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme