Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Prishtinës
Trepça e ka fituar derbin e parë ndaj Prishtinës në kuadër të gjysmëfinales së play-offit.
Mitrovicasit po dëshmojnë se pse po vlerësohet që kanë ndoshta skuadrën më të mirë në histori të klubit, duke triumfuar në “El Clasicon” e basketbollit tonë me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26).
Si gjithnjë derbit mes dy rivalëve të vjetër ishin mjaftë të ngushtë, me lojë të shpejtë nga dy anët.
Trepça e nisi më mirë nga fillimi, duke e mbyllur me tre pikë epërsi çerekun e parë (22:19), ndërsa një pikë dallim në çerekun e dytë (21:20), kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultat 43:39.
Mitrovicasit vazhduam me të njëjtin ritëm, duke e mbyllur me pesë pikë epërsi edhe çerekun e tretë 21:16.
Prishtina mund të themi se u këndell vonë, duke e fituar vetëm çerekun e fundit me rezultat 23:26, por i pamjaftueshëm për të triumfuar në palestrën “Minatori”.
Kësisoj, përballja e parë shkon për Trepçën, ndërsa loja e dytë do të zhvillohet në Prishtinë. Kujtojmë, rregullat mbeten të njëjta, pra skuadra që merr tre fitore avancon në finale.