Trent Alexander-Arnold mund të bëhet mbrojtësi më i mirë në histori nëse e përmirëson një gjë – thotë Gary Neville
Trent Alexander-Arnold mund të jetë njëri prej mbrojtësve më të mirë të djathtë në historinë e futbollit, nëse punon në përmirësimin e aftësive mbrojtëse, thotë ish-ylli anglez Gary Neville.
Alexander-Arnold, 23 vjeç, është duke u kritikuar ashpër këtë sezon për shkak të rënies së dukshme të formës.
Ai u thirr nga Kombëtarja e Anglisë së fundmi por nuk luajti kundër Italisë dhe u la jashtë skuadrës për ndeshjen me Gjermaninë.
Leandro Trossard put Trent Alexander-Arnold on the floor 😵💫 pic.twitter.com/eWD1bpRqBz
— GOAL (@goal) October 1, 2022
“Asnjë mbrojtës anësor që unë e kam parë në këtë vend nuk mund të bëjë çfarë mund të bëjë ai”, tha Neville për Sky Sports.
“Prandaj, nëse ia mund të punojë këto gjëra themelore (mbrojtje) dhe ta gjejë vazhdimësinë, ne nuk do ta kemi thjesht njërin prej mbrojtësve më të mirë të djathtë e sulmues që ky vend e ka prodhuar deri tani, por ne mbase do ta kemi mbrojtësin më të mirë të djathtë që e ka prodhuar bota deri më tani”, theksoi Neville.
“Ky është një Cafu (legjenda braziliane) – ky nivel i mbrojtësit anësor, është diçka jashtëzakonisht e veçantë”.
Gjatë karrierës së bujshme, Neville i bëri 85 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë dhe 602 paraqitje për Manchester Unitedin.
Ai theksoi se në lojën e Alexander-Arnoldit ka një çekuilibër, pasi aftësitë e tij sulmuesve po i tejkalojnë ato mbrojtëse.
“Mendoj se Trent duhet të punojë në aftësitë e tij mbrojtëse. E pata thënë disa vite më parë se në lojën e tij mbrojtëse ka një mungesë serioziteti dhe vigjilence. Në një pikë në karrierën e tij, kjo do ta frenojë atë”, shpjegoi Neville.
🗣 "This is a Cafu, this is that level of full-back, this is something unbelievably special."@GNev2 says Trent Alexander-Arnold needs to work on his "basics" and then he can become one of the world's best right-backs pic.twitter.com/jmnpUFhVL2
— Football Daily (@footballdaily) October 3, 2022
Ka rrezik që lojtari i Liverpoolit mund të mos thirret nga Anglia për Kupën e Botës 2022, e cila mbahet në nëntor dhe dhjetor, por Neville beson kjo mund të jetë fat në fatkeqësi.
“Mund të jetë një gjë negative që ai nuk shkon në Kupën e Botës, por mund të jetë gjëja më pozitive e karrierës së tij, nëse ai mund t’i ketë pesë apo gjashtë javë këtu thjesht për t’u stërvitur”, përfundoi ai.