“Tregoni paratë” – Tyson Fury merr vendim të papritur për të ardhmen
Tyson Fury e ka ndryshuar mendjen papritmas rreth të ardhmes në boks dhe ka njoftuar se është 100 për qind i gatshëm të luftojë sërish, nëse shuma e parave që i ofrohet është e duhur.
Fury vendosi t’i varë dorëzat në gozhdë pasi e nokautoi bashkëvendësin e vet Dillian Whyte në Wembley në muajin prill.
Shumë njerëz dyshuan në seriozitetin e pretendimit të tij për t’u pensionuar dhe dyshimet po duken të kenë qenë me vend, pasi Fury ka folur për rikthimin e shpejtë në ring.
“Kemi disa lajme shumë të gëzueshme. Mendoj se bota ka qenë duke pritur për një plan veprimi”, tha Fury për Queensberry Promotions.
“Javën e kaluar e patëm për vizitë një italian në Londër dhe biseduam shumë gjatë për shumë gjëra.”
Fury shtoi: “Do të rikthehem 100 për qind, tamam sikur në filmin kur Jerry Maguire bërtiti ‘Tregomëni paratë!’ Nëse dikush mund të m’i tregojë paratë, ai është Frank Warren, unë e quaj atë njeriu magjik dhe ne do të bëjmë që disa gjëra të mëdha të ndodhin”.
Besohet se Fury është në bisedime për të caktuar një luftë me fituesin e rimeçit mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite në dhjetor për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.
Joshua do të përballet me Usyk në rimeçin e shumëpritur më 20 gusht. Usyk e mundi Joshuan dhe ia mori titujt në WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Mbretëria e Lindjes së Mesme është e etur për të investuar në rikthimin e Furyt nga pensionimi i shkurtër për një luftë spektakolare, të cilën e cilësojnë si “Rumble In The Jungle” e radhës.
Fury është kampion i botës në kategorinë e rëndë në WBC dhe ende i pamposhtur në karrierën e tij si profesionist.
Nga 33 luftëra në karrierë, Fury i ka fituar 32 prej tyre – 23 me nokaut – ndërsa një herë është ndalur me barazim.