Tre persona të arrestuar nën dyshimin për kurdisje në basketboll - NACIONALE

Tre persona të arrestuar nën dyshimin për kurdisje në basketboll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar nën dyshimin se kanë kurdisur ndeshje të basketbollit, njoftoi Policia e Kosovës të premten.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarave në tri lokacione të ndryshe.

Por raportohet se dy prej të arrestuarve janë gjyqtari i basketbollit, Daut Mehmeti, dhe trajneri Arbnor Rifati.

Dyshohet se kurdisjet kanë ndodhur në Ligën Ballkanike.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”.

Gjyqtari kosovar Daut Mehmeti u ndëshkua me pezullim të përjetshëm nga FIBA ​​për kundërshtimin e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore. Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj zyrtarit të lojës.

Arsyeja që ka sjellë dënimin për gjyqtarin 37-vjeçar janë bastet dhe ndreqjet e paligjshme të disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.

Mehmeti, 37 vjeç, pa një fund të hershëm dhe të palavdishëm për karrierën e tij në gjykim profesionist. Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka gjykuar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifa në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë.

Njoftimi për sanksionin përmend një "pezullim nga kryerja e një funksioni" dhe një "ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s" për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave.

Lajme të ngjashme