Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia drejt dështimit?
Transferimi i mesfushorit kosovar Qëndrim Zyba te Legia e Varshavës nga Ballkani është komplikuar.
Pavarësisht që Zyba mbërriti në Poloni, ku dje kreu me sukses testet mjekësore situata ka ndryshuar në këto orët e fundit.
“Transferimi i Qëndrim Zybës është duke u bërë paksa i komplikuar. Pas testeve mjekësore, dyshimet janë ngritur, sot është një takim kyç ku do të vendoset nëse do të realizohet apo jo transferimi”, shkroi gazetari i Canal+ Krzysztof Marciniak në “twitter”, tani i njohur si platforma “X”.
Nuk dihet se kush është saktësisht i pasigurt për transferimin, por Marciniak shtoi se “Legia po anon drejt një huazimi me një opsion për të blerë”.
Sprawa transferu Quendrima Zyby lekko się komplikuje. Po testach medycznych pojawiły się wątpliwości, dziś kluczowe spotkanie i decyzja tak/nie.
— Krzysztof Marciniak (@Marciniak_k) February 1, 2024
Legia skłania się do wypożyczenia z opcją kupna.
Gazetari ndër të tjera iu përgjigj njërit prej tifozëve se arsyeja ishte “çështjet shëndetësore”, dhe fansat sugjeruan se ishte thjesht një justifikim nga drejtori sportiv Jacek Zielinski.
Qëndrim Zyba këtë sezon ka luajtur tashmë 28 ndeshje për FC Ballkani. Ai shënoi katër gola dhe bëri një asistim dhe kaloi 2 mijë e 303 minuta në fushë.
Madje, në tetor të vitit 2022, ai debutoi në kombëtaren e Kosovës, për të cilën tashmë ka luajtur katër herë. 22-vjeçari kryesisht luan në pozitën numër tetë, por mund të luajë edhe role të tjera në mesfushë.