Trajnerin e Sigal Prishtinës e lëshojnë nervat, i vërsulet arbitrit - NACIONALE

Trajnerin e Sigal Prishtinës e lëshojnë nervat, i vërsulet arbitrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajnerit të Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir është nervozuar në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, ku iu vërsul arbitrit.

Zhvillohej çereku i katërt, 1 minutë e 38 sekonda pa përfunduar ku Kandemir u zemëruar me referimin dhe si pasojë hyri në palestër duke iu vërsulur arbitrit.

Basketbollistët e Prishtinës dhe Trepçës iu afruan menjëherë duke provuar ta ndalin në mënyrë që të mos e ndërprejë më lojën.

Si pasojë e kësaj, arbitri e përjashtoi menjëherë. Trepça momentalisht është në epërsinë e katër pikëve (70:64).

Lajme të ngjashme