Trajneri i Trepçës largohet nga klubi një ditë para ndeshjes me Pejën - NACIONALE

Trajneri i Trepçës largohet nga klubi një ditë para ndeshjes me Pejën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Engin Gençoglu është larguar nga Trepça të mërkurën pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, vetëm një ditë para ndeshjes së tretë finale me Pejën.

Trepça pësoi disfatë tejet të thellë në ndeshjen e dytë në Pejë, 107:79, pasi e kishte fituar të parën në Mitrovicë.

Largimi i tij vjen në prag të ndeshjes së tretë finale me Pejën në Mitrovicë të enjten dhe disa ditë pas humbjes së thellë 107:79 në ndeshjen e dytë në Pejë.

Geçoglu e udhëhoqi Trepçën drejt fitores në ndeshjen hapëse të shtëpi.

Tani në ndeshjet e mbetura finale klubi do të udhëhiqet nga Ilir Selmani, ish-ndihmësi i Gençoglut.

Trajneri turk e udhëhoqi Trepçën drejt fitimit të Kupës së Kosovës dhe arritjes në finale duke e mundur Prishtinën favorite.

Lajme të ngjashme