Trajneri i Trepçës: Fitoren ia dedikojmë zonjës Sadete
Trajneri i Trepçës, Engin Gencoglu ia ka dedikuar fitoren ndaj Prishtinës zonjës Sadete (nënës së Drilon Hajrizit), duke thënë se ajo ka një djalë të shkëlqyer.
Hajrizi zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike duke ndihmuar Trepçën që midis Prishtine ta sigurojë finalen e play-offit, aty ku do të përballet me Pejën.
Pas ndeshjes, Gencoglu deklaroi se dëshiron t'ia urojë fitoren zonjës Sadete.
"Edhe diçka të fundit dua të them: Këtë fitore ia dedikojmë nënës së Drilonit, Sadeten, ja puthim duart nga këtu. E ka një djalë të madh. Këtë lojë po ia dedikojmë asaj", deklaroi ai për "Sport1".
Trepça zhvilloi një paraqitje fantastike në Prishtinë pavarësisht që palestra ishte e stërmbushur me tifozë vendas.
Me një fitore të ngushtë 74:77, skuadra mitrovicase siguroi fitoren e tretë pas pesë ndeshjeve gjysmëfinale që vulos kalimin në finale.
Tani, Trepça do të synojë të shënojë tri fitore ndaj Pejës në finale që të shpallet edhe zyrtarisht kampion i Kosovës.